Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) të udhëhequr nga presidentja e BERZH, Odile Renaud Basso.
Në takim, Osmani e vlerësoi punën e BERZH në Kosovë dhe faktin që BERZH mbështet projekte të cilat përfundimisht kontributojnë në avancimin e mirëqenies së qytetarëve, shkruan arbresh.info.
“Në veçanti Presidentja potencoi punën e bërë në fushën e sektorit të energjisë, ndërtimin e kapaciteteve të sektorit privat, dhe punën në drejtim të fuqizimit të grave dhe vajzave në ekonomi.Osmani tha se mbështetja e projekteve infrastrukturore, por edhe ofrimi i ekspertizës në fusha të ndryshme, kanë ndikuar në avancimin e gjithmbarshëm të punës së institucioneve në vend”, thuhet në njoftim.
Duke diskutuar për prioritetet në fushën e politikave dhe orientimin zhvillimor, Presidentja Osmani bëri thirrje për ndihmë të vazhdueshme në drejtim të përballimit të sfidave në sektorin e energjisë, fuqizimin dhe aktivizimin e grave dhe vajzave në tregun e punës, si dhe angazhimin për tkurrjen e hendekut në mes të nevojave të tregut të punës dhe sistemit arsimor në vend.
Nga ana e BERZH u prezantuan projektet aktuale dhe të ardhshme, si dhe u vlerësua fakti se me rezultate pozitive siç ishte rasti i vlerësimit të Kosovës në Indeksin e Percepsionit të Korrupsionit, Kosova shihet gjithnjë e më shumë si vend kredibil dhe partner serioz për bashkëpunim.
Palët u dakorduan për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm në drejtim të mundësimit të jetësimit të sa më shumë projekteve investive e zhvillimore të cilat do të kontribuojnë përfundimisht në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...