Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar deklaratat se do të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë.
Osmani përmes një postimi në facebook ka shkruar se nuk ka asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shtuar gjithashtu se ky është vendim i përbashkët i koalicionit qeverisës, ndërsa për kohën kur do të bëhet kjo ka shtuar se kërkon studim.
““Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes. Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...