Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur në takim koordinatoren për Zhvillimin e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson me të cilën bisedoi për biseduan për situatën e krijuar nga virusi COVID19, si dhe ndihmën që po ofrojnë Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për ta kaluar sa më shpejt këtë pandemi.
Bislimi ka njoftuar Richardson për masat emergjente që ka marrë deri më tani Qeveria e Kosovës, në adresimin e problemeve ekonomike dhe sociale që rezultojnë nga pandemia COVID-19.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët tanë për ta kaluar sa më lehtë gjendjen e krijuar nga virusi COVID-19.
Ndërsa, Ulrika Richardson shprehu gatishmërinë e saj dhe të të gjitha Agjencive të Kombeve të Bashkuara për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...