Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës kanë ri-dërguar kërkesën për qasje në dokumente zyrtare te Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Sipas OJQ-ve, qasje u ri-kërkua për thirrjen finale për aplikim e cila i është dërguar kompanive të parakualifikuara si dhe qasje në ndryshimet në pakon tenderuese që kanë ndodhur nga thirrja e parë për parakualifikim deri në përzgjedhjen e ofertuesit dhe arsyet për ndryshimet në pako.
“Dokumentet e lartëcekura i kemi kërkuar edhe më parë, mirëpo në këto dokumente nuk na është lejuar qasja. Si rezultat, kemi paditur Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Dëshirojmë të rikujtojmë që ne kemi fituar padinë kundër Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila na ka dhënë të drejtë për t’u qasur në dokumentet që ndërlidhen me procesin e tenderimit për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Mirëpo, MZHE atëherë zgjodhi të mbroj privilegjet e një kompanie të huaj përballë zbatimit të një vendimi gjyqësor për të kërkuar transparencë të dokumenteve dhe vendimeve publike. Si rezultat, MZHE kishte ushtruar ankesë, përmes përfaqësueses së autorizuar Ministrisë së Drejtësisë – Avokatura Shtetërore. Mirëpo Gjykata e Apelit, me aktgjykimin e datës 05.03.2020, gjeti se ankesa e MZHE-së ishte e pabazuar dhe se aktgjykimi i ankimuar u vërtetua si i drejtë dhe i ligjshëm”, thuhet në njoftimin e organizatave.
Sipas tyre, vendimet e institucioneve publike për të refuzuar qasjen në dokumente publike përbëjnë shkelje të një parimi esencial të të drejtave të njeriut, lirisë së informimit dhe transparencës së vendimmarrjes publike.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim