Kërkesë e Odës së Afarizmit të Kosovës është krijimi i lehtësirave tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, që është më se e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, e sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve ndërsa në Kosovë ka kërkesë për këto produkte dhe anasjelltas,
Kështu thuhet në letrën që OAK ju ka dërguar kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurti si dhe ministrave përkatës të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Përmes lejimit të qarkullimi biznesmenët do të kenë mundësi që të rritin blerjen e produkteve të disponueshme në këtë kohë. Kjo letër është bërë më kërkesë të bizneseve tregtare, për arsye të pengesave të qarkullimit që janë krijuar si rezultat i pandemisë”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.
Në fund, kjo odë kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme dhe bizneseve tregtare të iu krijohen lehtësira për qarkullim në mënyrë që të bëjnë furnizimin e duhur me produktet e nevojshme nga njëri vend në tjetrin.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...