Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka kërkuar nga institucionet që të shkurtojnë fazën e dytë të rihapjes me pretekstin se humbjet ekonomike mund të jenë të mëdha.
Por, për këtë kërkesë Ministria e Shëndetësisë thotë se është vendimmarrësja për shumicën e çështjeve që lidhen me menaxhimin e kësaj pandemie sipas kompetencave të bartura nga Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës emergjente me Covid-19 dhe bazuar në Ligjin për menaxhimin e sëmundjeve ngjitëse.
Ministria e Shëndetësisë tha se janë duke bërë rivlerësimin e situatës dhe se nuk përjashtohet mundësia e lirimit të masave të fazës së dytë më herët se që është paraparë.
“Sipas vendimeve të MSH-së është zhvilluar Plani për hapjen graduale ekonomike dhe tash është duke u zbatuar faza e dytë e kësaj hapjeje. Faza e tretë është paraparë të nisë më 1 qershor, ndërkohë që, rivlerësimi për shumë veprimtari është duke u bëre tani, përfshirë ceremonitë fetare, tregjet e tjera, palestrat, qendrat e kujdesit ditor, qendrat tregtare, parqet dhe veprimtari të tjera”, thuhet në përgjigjet e MSH’së për Klanin.
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL