Norvegjia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfimuar Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad gjatë takimit që pati sot me Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ministri Lluka me këtë rast ka falënderuar Ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës, me fokus në sektorët e ekonomisë, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje, thuhet në njoftimin e MZHE-së.
Ai ka njoftuar diplomatin norvegjez me prioritetet e MZHE-së, me ç‘rast ka potencuar se zhvillimi i sektorëve strategjikë, si energjia dhe minierat do të jenë ndër prioritete kryesore, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.
Gjithashtu, u diskutua edhe për projektet e rëndësishme në sektorin e energjisë siç është TC Kosova e Re dhe projektet për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, që kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ministri Lluka dhe Ambasadori Sjaastad konstatuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar nevojën e një bashkëpunimi më të madh në fushën e ekonomisë.
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi