Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët të cilët kanë aplikuar për grurë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 se dokumentin për Dëshminë e sasisë së grurit të dorëzuar mund ta dorëzojnë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse deri me datë 02 shtator 2022 në ora 16:00.
Pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR dhe AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022 Neni 16 pika 1.4 ku thuhet: “Të dorëzojnë së paku 6000 kg grurë në pikat grumbulluese, të cilat duhet të jenë të regjistruara si biznese – mulli, sillos ose pikë të veçantë grumbulluese të grurit”.
“Vlen të theksojmë se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka filluar me shtypjen e vendimeve për pagesë për fermerët të cilët kanë aplikuar për mbështetje në kuadër të PPD 2022”, thuhet në komunikatën për media nga MBPZHR./arbresh.info/
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision