Pas arritjes së marrëveshjes tripalëshe në mes të MPMS-së, Bankës për Biznes dhe Postës së Kosovës ShA, për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale, njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e ndihmave sociale se në bazë të kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, shpërndarja e pagesave për këtë skemë do të bëhet në sportelet e Postës së Kosovës ShA, duke filluar nga 01.102017 dhe atë për shfrytëzuesit nga komuna e Prishtinës, Artanës (Novo Nërdë), Fushë Kosovës, Podujevës, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Klinës, Deçani, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit, Mamushës, Therandës, (Suharekë), Sharrit (Dragash), Malishevës, Ferizajt, Kaçanikut, Lipjanit, Shtimes, Gjilanit, Dardanës (Kamenicë), Ranillugut, Parteshit, Vitisë dhe Kllokotit.
Ndërkaq, përmes NLB (Bankës së Lubjanës), ndihmat sociale do të shpërndahen për këto komuna: Katriot (Obiliq), Graçanicë, Hani i Elezit, Shtërpcë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Shpërndarja e ndihmave sociale tash e tutje fillon me një të muajit pasues dhe përfundon me 20 të po atij muaji.
Shfytëzuesit e kësaj skeme, njoftohen po ashtu se, për të tërhequr ndihmën sociale nga sportelet e Postës së Kosovës dhe NLB-së, duhet të kenë vetëm letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës, ndërsa të autorizuarit për tërheqjen e ndihmës sociale, përveç letërnjoftimit duhet të kenë edhe pëlqimin e Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes/MPMS, si dhe autorizimin nga QPS.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja