Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Niveli i Pagave në Kosovë” për vitin 2024, duke evidentuar rritje të përgjithshme të pagave në të gjithë sektorët ekonomikë të vendit.
Sipas të dhënave të ASK-së, paga mesatare bruto në Kosovë në vitin 2024 arriti në 639 euro, nga 570 euro sa ishte në vitin 2023 – një rritje prej 69 eurosh. Ndërkohë, paga mesatare neto ishte 552 euro, duke shënuar një rritje prej 46 eurosh krahasuar me vitin paraprak.
Rritje më e theksuar në sektorin privat
Sektori privat përjetoi rritjen më të madhe të pagave. Paga mesatare bruto në këtë sektor u rrit nga 515 euro në vitin 2023 në 598 euro në vitin 2024, një rritje prej 83 eurosh. Po ashtu, paga neto u rrit me 54 euro, duke shkuar nga 459 euro në 513 euro.
Rritje të qëndrueshme në sektorin publik
Edhe sektori publik shënoi rritje të konsiderueshme. Paga mesatare bruto u rrit nga 624 euro në vitin 2020 në 755 euro në vitin 2024, një rritje prej 131 eurosh ose 21%. Ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 552 euro në 668 euro, me një rritje të njëjtë prej 21%.
Ndërmarrjet publike me paga më të larta, por rritje të vogël
Sipas ASK-së, sektori i ndërmarrjeve publike vazhdon të ketë pagat më të larta në vend, megjithatë rritja ishte modeste. Paga mesatare bruto u rrit nga 769 euro në 783 euro (1.8%), ndërsa paga neto nga 680 euro në 685 euro (0.7%).
Sipas aktiviteteve ekonomike
Në vitin 2024, sektori me pagat më të larta ishte ai i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me paga mesatare bruto prej 1105 euro dhe neto prej 970 euro. Pas tij renditet sektori i informimit dhe komunikimit, me 1090 euro bruto dhe 935 euro neto.
Sektori me pagat më të ulëta ishte ai i akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim, ku paga mesatare bruto ishte 389 euro, ndërsa ajo neto 331 euro.
Trepça fiton sfidën ndaj Borës dhe ngjitet në krye të tabelë...
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...