Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është miratuar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për Administrimin e Kuotave të Importit.
“Me nënshkrimin e këtij udhëzimi, kemi vendosur standarde dhe metoda të shpërndarjes së kuotave të importit, duke u bazuar në praktikat më të mira kombëtare e ndërkombëtare, marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, për Tregtinë me Jashtë të Republikës së Kosovës, do të kontribuojmë në zbatimin korrekt të dispozitave për kuotat tarifore, dhe administrimin jodiskriminues në kufizmet e produkteve të importuara”, thuhet në njoftim.
Poashtu është bërë e ditur se të gjithë operatorët ekonomik të cilët aplikojnë për kuota tarifore do të kenë trajtim të barbartë.
“Të gjithë operatorët ekonomik të cilët aplikojnë për kuota tarifore, do të kenë trajtim të barbartë, me kritere e mënyrë të saktë të shpërndarjes së produkteve të importit’, thuhet në njoftim.
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...