Ende nuk është zbardhur rasti i vjedhjes së arkës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Nga kjo Agjenci, për RTV Dukagjinin kanë treguar se çfarë kishte në arkë, ndërkohë që bëhet e ditur se gjatë vjedhjes janë dëmtuar edhe dritaret dhe dyert e objektit.
Në Arkën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë e cila është vjedhur mëngjesin e së enjtes së 22 tetorit, gjendeshin para të gatshme, mbushje të telefonit e dokumente të ndryshme.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, për Radio Televizionin Dukagjini ka treguar se çka saktësisht ka pasur në arkën e vjedhur.
“Arka metalike në momentin që është vjedhur ka pasur brenda para në vlerë 1,523.58 euro , dhe 30 euro kartela mbushëse telefonike . Po ashtu, aty kanë qenë të vendosura kopje fizike të planeve arkitektonike dhe të inxhinierisë të objekteve të AUV-së. Këto plane shfrytëzoheshin për mirëmbajtjen e objekteve në raste të prishjes, apo defekteve teknike që paraqiteshin. Arka përdorej për ruajtjen e parave të imta për nevoja të pagesave të ndryshme me vlerë deri në 100 euro”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka treguar se si pasojë e hyrjes me force në objekt, janë dëmtuar dritarja dhe tri dyer të zyrave.
Deri më tani askush nuk është arrestuar si i dyshuar për këtë vjedhje.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...