Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe profesori universitar, Muhamet Mustafa ka thënë se, në këtë krizë të pandemisë duhet të ketë ristrukturim të buxhetit.
Sipas tij, kjo duhet të bëhët me kujdes dhe jo nën presionin e panikës.
“Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Kjo duhet të shihet me më kujdes dhe të studiohet më mirë dhe jo nën presionin e panikës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Buxheti për vitin 2020 do të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.
Shkrimi i plotë
RISTRUKTURIMI I BUXHETIT
Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Në këtë ristrukturim sigurisht duhet të shihet edhe mënyra me produktive e mbështetjes së sektorit privat. Por kjo duhet të shihet me më kujdes dhe të studiohet më mirë dhe jo nën presionin e panikës. Për shembull, të shihet efekti i subvencionimit të pagave më 170 euro apo mund të përdoren më mirë. Pastaj, le të kuptohet se tërë barrën e kësaj situate nuk mund ta mbajë vetëm buxheti modest i Kosovës. Ndaj, se paku në këtë moment, po duket e tepruar një eufori me kërkesa, shoqatash e sindikatash të adresuara tek intervenimet buxhetore. /
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...