Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim Daniel Waffler, deputet në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, i shoqëruar nga Karl Kupper, përfaqësues i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi e Industri në Zvicër.
Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa, ka prezantuar para tyre mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë, i cili njëkohësisht i ftoi investitorët zviceranë të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij, ky sektor vlerësohet të jetë ndër sektorët më me potencialë në vend.

“Me politikat tona qeveritare do të orientohemi në mbështetjen e faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar të produkteve bujqësore”, tha ministri Mustafa.
Nga ana tjetër, deputeti në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, Daniel Waffler dhe përfaqësuesi i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi dhe Industri, Karl Kupper, duke e uruar ministrin për detyrën e re, e njoftuan atë me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë në sektorin e bujqësisë, si dhe në rritjen e bashkëpunimit mes të dyja shteteve në aftësimin profesionalë të kuadrove në këtë sektor./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...