Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti në takim kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ku diskutuan për gjendjen e këtij sektori dhe problemet me të cilat ata po përballen.
“Do të vazhdoj të angazhohem që çdo sektor i bujqësisë të ketë përkrahjen tonë, e sidomos sektorët të cilët janë më të ndikuar dhe të prekur nga pandemia COVID-19, ku përfshihet edhe sektori i përpunimit të mishit, në mënyrë që t’i tejkalojnë këto sfida dhe të vazhdojnë të fuqizojnë punën e tyre edhe më tej”, ka thënë ministri Mustafa.

Gjithashtu, ministri Mustafa gjatë vizitave të tij në terren kishte parë nga afër problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e mishit, ku edhe ka theksuar se do të vazhdojë përkrahja e MBPZhR-së përmes programeve mbështetëse të subvencioneve dhe granteve.
Në anën tjetër, Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe e ka njoftuar më hollësisht për situatën në të cilën ndodhet ky sektor./arbresh.info/
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...