Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë.
Ministri Murati e informoi ambasadorin Nissinen lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si dhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’u bërë ballë krizave të fundit globale me inflacion dhe energji.
Ministri dhe ambasadori Nissinen shprehën përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët mes Finlandës dhe Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Nesër i jepet lamtumira e fundit 37-vjeçarit që u vra në Gja...
Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianë...
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë