Ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar se si do të jetë rritja për familjet e dëshmorëve dhe atyre të zhdukur të UÇK-së, për ata që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se përveç rritjes prej 20 për qind, shtesa do të llogaritet nga muaji janar si 50 për qind për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, shkruan Arbresh.info.
Murati njoftoi se familja me një dëshmor, e që aktualisht merr pension 448.13 euro, nga janari do të marrë 537.76 euro.
Për familjen me dy dëshmorë, nga 537.75 sa merr aktualisht, do të jetë 806.63 euro.
Ndërkaq familja me tre dëshmorë, nga 582.57 sa marrin aktualisht, ajo do të rritet nga janari në 1,075.51 euro, ndërsa për ato familje me katër dëshmorë nga 627.39 euro sa marrin aktualisht, rritja do të jetë 1344.39 euro./Arbresh.info/
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...