Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dal me një sqarim shtesë lidhur me rritjen e pagave në sektorin publik.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës, përcjell Arbresh.info.
Siç theksoi Murati, tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik.
Postimi i plotë:
Pagat në sektorin publik janë rritur në vitin 2023, janë rritur në vitin 2024, dhe tani po rriten edhe në vitin 2025.
Pra rritje për tri vite radhazi që prej hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, ashtu siç do duhej, krahas rritjes ekonomike.
Rritja do të jetë 110 euro në muaj për secilin punonjës të sektorit publik. Hyrja në fuqi e rritjes do të jetë e ndarë në dy faza – ku faza e parë prej janarit pagat rriten për 55 euro, ndërsa faza e dytë prej korrikut ku rritja bëhet 110 euro.
Pra pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës. Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...