Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili kanë marrë pjesë në ministerialin e vendeve të Ballkanit Perëndimor “BP6 drejt SEPA” që është mbajtur në Tiranë.
Ai ka thënë se anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Bashkimin Evropian do ta lehtësonte lëvizjen e lirë të mallrave, punës, kapitalit dhe parave.
“Nga kjo do të përfitonin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të reduktohej ekonomia informale, bankat do ta përmirësonin veten dhe kjo do ta nxiste tregtinë rajonale dhe do të ndikonte në rritjen e ekonomive formale”, është shprehur Murati, njofton KlanKosova.tv.
“Ajo që po bëjmë ne si qeveri dhe Ministri e Financave, është se po hartojmë ligje për të incentivuar përdorimin e transaksioneve dhe pagesave pa para në dorë duke limituar ato sa më shumë të jetë e mundur, biznes me biznes dhe klient me klient. Duke pasë më shumë trans pa kesh kjo na bën që të kemi më shumë informacion dhe kjo kthehet në politika më të mira, duke adresuar të gjitha kanalet e pagesave. Do të ketë probabilitet më të vogël që të kemi problematika.
Murati ka thënë se në momentin që Kosova do ta bëjë aplikimin për anëtarësim në SEPA, ai do të jetë në përputhje me standardet e kërkuara.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...