Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se financat publike kthehen në binarë.
Ai shkruan se përkundër krizave globale si pandemia e inflacioni, vitin 2021 Kosova e ka mbyllur me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë euro, që paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitit 2020, që ishte 513 milionë euro.
“Gjithashtu, kemi stabilizuar borxhin publik, e madje kemi shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit”, shkruan Murati.
Në figurën më poshtë mund të vëreni ecurinë e borxhit publik që ishte projektuar para se ne të merrnim mandatin, shënuar me linjën e kuqe. Linja e gjelbër ndërkaq e tregon një projeksion krejtësisht tjetër të borxhit publik vetëm pas një viti qeverisje.

“Dallimi është qindra milionë euro më pak borxhe. Kemi edhe shumë sfida para vetes, por po punojmë që t‘i adresojmë të gjitha”, shkruan ministri Murati./arbresh.info/
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...