Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëfinancimit për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme, që udhëhiqen nga gratë ndërmarrëse.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, theksoi me këtë rast se gratë ndërmarrëse në vazhdimësi kanë dëshmuar se dinë të menaxhojnë jo vetëm me familjet e tyre, por dinë të bëjnë edhe biznes, si dhe të administrojnë me institucionet publike.
Krasniqi theksoi se dhënia e subvencioneve në këtë pjesë të fund-vitit përkon me fushatën e mbështetur nga institucionet publike dhe shoqëria civile “16 ditët e aktivizimit”.

“Gjithashtu kjo fushatë ka për qëllim rritjen e vetëdijes mbi të drejtat dhe barazinë gjinore, ngritjen e informacionit në të gjitha nivelet, krijimin e partneritetit midis institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, vetëdijesimin e popullatës për pasojat e dhunës, inkurajimin për të informuar për çdo padrejtësi, si dhe parandalimin dhe zhdukjen e kësaj dukurie në shoqërinë tonë”, potencoi ministri Krasniqi.
Ai theksoi se edhe në MTI çështja e barazisë gjinore, vit pas viti ka avancuar duke ndikuar në rritjen e punësimit apo gjetjes së hapësirës edhe për gjininë femërore.
Sipas tij, në kuadër të këtyre aktiviteteve dhe në mbështetje të grave ndërmarrëse, MTI-ja përkatësisht agjencia e KIESA-s këtë vit kanë mbështetur 32 biznese, që i udhëheqin gratë ndërmarrëse.
Ministri Krasniqi potencoi po ashtu se në buxhetin e vitit 2021 është paraparë rritja e buxhetit sa i përket subvencioneve për gratë ndërmarrëse, derisa kanë kërkuar mbështetje edhe më të madhe nga Banka Botërore për këtë qëllim.
Në fund të ceremonisë, drejtori i Departamentit për Përkrahjen e Sektorit Privat, Arbër Muhaxheri nënshkroi marrëveshjet me disa biznese, të përfaqësuara nga gratë ndërmarrëse./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...