Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro, ndërsa u kundërshtua nga opozita. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.
Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente.
Amandamentet që u iniciuan nga opozita, nuk u miratuan, gjë që shkaktoi përplasje mes opozitës dhe deputetëve të Vetëvendosjes./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 65 vota për, u miratua Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2022.
Ky ligj siguron qëndrueshmëri të financave publike, ringjallje të ekonomisë e orientim drejt prodhimit vendor, përkrahje të punësimit e fuqizim të grave, dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies qytetare.
Buxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro, njëherit buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.
Me buxhetin e vitit 2022, 20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë, dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale. Kurse sa i përket investimeve, 40 milionë euro janë ndarë për prodhuesit vendorë, 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike dhe mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...