Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen elektronike, e 46-a me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.
Janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore.
Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me aktet tjera nënligjore. Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi.
Propozimi është në përputhje edhe me Programin e Qeverisë dhe brenda afateve të parapara ligjore. Gjithashtu është harmonizuar me të gjitha ministritë përgjegjëse, agjencitë dhe zyrat përkatëse, me të cilat janë kryer konsultimet për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore./arbresh.info/
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...