Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se ndjehet krenare që në emër të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen 236 milionëshe me MCC-në.
Rizvanolli tha se kjo marrëveshje do të stabilizojë furnizimin me energji elektrike.
“Në kohë kritike për sektorin e energjisë të Kosovës, jam më se krenare që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj një marrëveshje kaq të rëndësishme për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit. Ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtërishme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë”, shkruan Rizvanolli./arbresh.info/
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku