Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se orë më parë ka përfunduar procesi i votimit të marrëveshjes së re të kyçjes KOSTT – ENTSO-E.
“Sot më 20 prill 2020, në ora 17:00, ka përfunduar procesi i votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes KOSTT- ENTSO –E. Marrëveshja e Re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale). Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të Marrëveshjes së Re të Kycjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë. Me këtë rast falënderojmë Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera MIKE. Njëherit përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme! Urime Kosovë në këtë kohë të vështirë me Pandeminë COVID -19 por me SUKSESE HISTORIKE!”.

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja