Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, vizitoi marketet për të parë më për së afërmi funksionimin e tregut në rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, shkruan arbresh.info.

Gjatë vizitës, në markete, ministrja u interesua rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të ministrisë dhe të institucioneve qeveritare për të bërë më funksional tregtimin e produkteve në pikat shitëse nëpër markete.
Ministrja u interesua edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen bizneset në këto rrethana dhe se i inkurajoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që e drejton ajo do t’i dalin në mbështetje bizneseve edhe në këto rrethana të emergjencës shëndetësore. /arbresh.info/


Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot