Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore, për periudhën janar-qershor 2020.
Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë prej 2 milionë euro, në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq.
Ministri Mustafa u zotua se ai, kabineti i tij dhe e gjithë Ministria mbeten të angazhuar që të përkrahin bujqit vendor të fuqizohen çdo ditë e më shumë për të prodhuar nga toka jonë, ushqimin tonë, për familjet tona./arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro