Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore.
Sipas MF-së, përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore (komuna) as sot nuk e kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që sipas ministrisë, ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar.
Tutje, Ministria e Financave ka paralajmëruar organizatat buxhetore (komunat) të cilat nuk e kanë bërë përditësim e listave se do të njoftojë organet përkatëse, përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit që ta kryej një auditim të veçantë për këtë çështje.
“Ku përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Më tej, MF-ja thotë se do të pezullohen të gjitha kontratat e punonjësve të cilët janë në grevë duke u bazuar në Ligjin për Greva.
“Ky pezullim duhet të bëhet nga punëdhënësi, gjegjësisht përfaqësuesi i punëdhënësit apo Zyrtari Kryesor Administrativ i secilës organizatë buxhetore. Andaj, i takon secilës nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e pagave dhe t’i dërgojnë në Thesar ashtu që të reflektohet saktë kompensimi për punën e secilit”, ka bërë të ditur Ministria e Financave./arbresh.info/
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...