Edhe pse ditë fundjave, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po vazhdon aktivitetin e tij në terren për t’iu qëndruar afër prodhuesve vendor të cilët me punën e tyre të palodhshme, mundohen që konsumatorëve vendorë dhe jo vetëm t’u ofrojnë produkte të freskëta për tryezat e tyre.
Edhe Sadik Abiti nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë është njëri prej tyre. Ky bujk i vyer kultivon rreth 11 hektarë me patate dhe 10 hektarë me grurë.
Gjatë vizitës nëpër fermën e tij, i shoqëruar nga Abiti, Ministri Faton Peci pa nga afër veprimtarinë e tij ditore dhe bashkëbiseduan rreth risive të përkrahjes përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve për vitin 2022, për subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror si për kulturën e patates ashtu edhe për grurin.
“Bujqit e ndershëm e punëtorë si Sadiku janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë; e ne duke patur shembuj të tillë, krijojmë politika që favorizojnë bujqit meritorë e faqebardhë”, shtoi Ministri Peci.
Ndryshe, përmes Programit të Pagesave Direkte këtë vit nënsektori i grurit do të subvencionohet me 474 Euro për hektar, ndërsa patatja me 654 Euro për hektar./arbresh.info/
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...