Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar prodhuesit dhe përpunuesit e mishit si dhe ka monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.
“Do të vazhdoj të jem sa më afër jush, që të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës, do të angazhohem në vazhdimësi për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit, që veprimtaria juaj të vazhdoj të fuqizohet, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë ministri Mustafa.
Gjithashtu, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar Ministrin Mustafa për vizitën dhe e ka njoftuar me punën që po bën kjo komunë për sektorin e bujqësisë.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi