Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka kërkuar që në rend të ditës të mbledhjes që Qeverisë të futet edhe plani buxhetor për Trepçën.
Kuçi tha se kjo ndërmarrje është në situatë emergjente. Tutje ai ka thënë se prej programit për rimëkëmbje ekonomike janë ndarë dy programe ajo për ndërmarrësi dhe pjesa monitoruese.
“Plotësimet në rend të ditës , nuk janë të duhura por për shkak të emergjencës së temës së Trepçës po propozoj që të jetë pika e 19 e rendit të ditës dhe ka të bëjë për planin buxhetor, dhe me e ndihmuar Trepçën në këtë kohë”.
“Prej programit për rimëkëmbje ekonomike kemi ndarë dy programe ajo për ndërmarrje dhe pjesa monitoruese”.
Punëtorët e ndërmarrjes Trepça nuk e kanë marrë pagën e muajit tetor. Shkak janë bërë borxhet e shumta të trashëguara, të cilat i ka thelluar edhe më tepër kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Xhirollogaritë e ndërmarrjes u bllokuan nga përmbaruesi në fund të muajit të kaluar, për shkak të borxheve ndaj furnizuesve.
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...
Kancelari Merz i dërgon letër Kurtit, kërkon avancim në dial...
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...