Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, me të cilin u diskutua në veçanti për Ligjin e Automjeteve, i cili është në procedurë për plotësim-ndryshim, raporton arbresh.info.
Në këtë takim u vlerësua se është shumë e nevojshme të ndërmerren disa veprime, të cilat kanë dalë nga propozimet për ndryshimin e Ligjit të Automjeteve Nr.05/L-132, me të cilin synohet që të lehtësohen procedurat e regjistrimit të mjeteve dhe të rritet siguria në trafik.
Të dy ministrat vendosën që të dy ministritë do të angazhohen përmes grupeve punuese, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për hartimin dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit në fjalë, si dhe akteve tjera nën-ligjore që e rregullojnë këtë fushë.
Në këtë takim u vlerësua se kjo nismë ligjore do të jetë në pajtim me aktet dhe normat evropiane të cilat e rregullojnë këtë fushë dhe se të dy ministritë do të punojnë intensivisht për të bërë këtë ligj sa më funksional./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...