Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave, shkruan arbresh.info.
Ministri Hamza duke falënderuar Ambasadorin O’Connell për vizitën dhe bashkëpunimin, shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin britanik për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshëm që i ka dhënë Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Financave në zhvillimin ekonomik dhe financiar të shtetit .
Ai më tej e njoftoi ambasadorin O’Connell për objektivat dhe aktivitetet e Ministrisë së Financave, sidomos me reformat në politikat fiskale, me qëllim të krijimit të një klime më të favorshme të të bërit biznes, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.
Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell, duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen, ai shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...