Qeveria në detyrë e Kosovës në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, kishte planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, për automjetet që hyjnë në vend për vitin 2020.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Besnik Bislimi, ministër i Ministrisë së Financave dhe Transfereve ndër të tjera tha se kjo është e rëndësishme që diaspora të vij këtë vit.
“… dihet se sa është e rëndësishme vizita e diasporës edhe këtë vit kur dihet për ndihmesën e saj”, tha ai.
Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit.
Lajmin për mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, e ka bërë të ditur mbrëmë zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.
Ndër të tjera ka shkruar se kjo ishte premtuar disa herë por që nuk është realizuar.
“Shumë shpesh është premtuar zgjidhja për “Kartonin e Gjelbërt”, por asnjëherë nuk kemi parë hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi që prek më së shumti #diasporën tonë. Jam e lumtur që për herë të parë, në vetëm disa javë përgatitje, si qeveri e Kosovës kemi vepruar në këtë drejtim”, kishte shkruar ajo ndër të tjera./arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...