Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtuesit dhe donatorët e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti ka diskutuar me drejtuesit dhe donatorët e FKGK-së lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si rezultat i pandemisë COVID 19 si dhe mbi mundësitë e mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike përmes lehtësimit të qasjes në financa, duke shfrytëzuar platformën e garantimit të kredive që ofron Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti falënderoi donatorët për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për zhvillimin e sistemit financiar, gjegjësisht për përkrahjen e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e ndërmarra për themelimin e dritareve që kanë të bëjnë me lehtësimin e qasjes në financa dhe garantimin e kredive me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe ekonomisë së vendit./arbresh.info/
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...