Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe ministren Rozeta Hajdari, kanë mbajtur takim koordinues me Odat Ekonomike në Kosovë, Odën Amerikane, Odën e Afarizmit, Klubin e Prodhuesve, Guvernatorin e BQK-së, si dhe drejtorin e KEDS-it, për koordinim më të mirë për të menaxhuar situatën emergjente rreth koronavirusit.
Objektivi kryesor i këtij takimi ishte që të diskutohen çështjet si:
· Furnizimi i qytetarëve me produkte të nevojshme ushqimore dhe farmaceutike;
· Informimi i duhur që të evitohet paniku te qytetarët;
· Mbrojtja e sektorëve ekonomikë dhe operatorëve që furnizojnë me produkte ushqimore dhe me lëndë të parë;
· Çështjet e transportit që furnizojnë Kosovën me produkte ushqimore dhe farmaceutike;
· Çështjet e furnizimit me energji elektrike;
· Plani operativ i BQK-së që të mbështesin operatorët ekonomikë si dhe të ruhet likuiditeti në vend.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...