Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka prezantuar manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19, dokument ky siç e quajti ai dinamik dhe që do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i rrezikut, shkruan arbresh.info.
Përveç tjerash në këtë manual të përbërë nga gjithsejtë 40 faqe, bëhet e ditur që lokalet dhe bizneset duhet t’i përmbahen këtyre kufizimeve:

Përveç këtyre bizneset duhet t’i përmbahen këtyre rregullave:
Ø Zbatimin e vendeve fleksibile të punës (p.sh., puna nga shtëpia);
Ø Zbatimin e orarit fleksibil të punës (p.sh. oraret engjitura);
Ø Rritjen e hapësirës fizike ndërmjet të punësuarve në vendin e punës;
Ø Rritjen e hapësirës fizike ndërmjet punonjësve dhe klientëve (p.sh, vozitja nëpër (‘drive through’), ndarjen e racioneve);
Ø Mbajtjen e mbledhjeve dhe opsioneve fleksibile të udhëtimeve (p.sh., mbledhje virtuale, shtyrja e mbledhjeve apo ngjarjeve joesenciale);
Ø Zvogëlimin e funksioneve (vetëm ato esenciale);
Ø Ofrimin e shërbimeve në distancë (p.sh. telefon, video apoueb-aplikacione);
Ø Dorëzimin e produkteve përmes postës apo shërbimeve postare./arbresh.info/
Të gjitha detajet mund t’i gjeni në manualin e plotë:
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...