Luigj Imeri është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë bordi i përkohshëm i ndërmarrjes, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se Imeri ka eksperiencë mbi 20 vjeçare në KEK dhe mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani.
“Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të Imerit, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani. Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e Menaxherit të Departamentit të termocentralit ‘Kosova B’, në kuadër të Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Divizionin e termocentralit ‘Kosova B’”, thuhet në njoftim.
Javën që lamë pas po ky bord ka shkarkuar ish drejtorin e ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçin./arbresh.info/
Emërimet e parregullta e bonuset ndaj vetës shkarkuan kryeshefin dhe bordin e KEK-ut
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...