Është liruar nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafa.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, e shkurt tha referojuni vendimit.
Ndërkohë, sipas vendimit për shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, thuhet se Xhafa nuk ka treguar performancën e pritur dhe se mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë.
Në vendim po ashtu thuhet se Xhafa kthehet në punët dhe detyrat e mëhershme si Inxhinier i Hidroteknikës.
Një nga arsyet e lirimit nga detyra të Sokol Xhafës, sipas vendimit është edhe vlera e lartë e manganit në liqenin e Badovcit.
“Lirimi në vështrim të pikës I. Të këtij Vendimi është bërë pasi i njëjti nuk ka treguar performancën e pritur dhe mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë edhe ngecje në sektorin të cilin e ka udhëhequr dhe në sektorët që janë atakuar nga mos puna e tij. I përmenduri kthehet në punët dhe detyrat e mëhershme të punës-Inxhinier i Hidroteknikës dhe rangohet me pagë 780.00 Euro”, thuhet në vendimin e siguruar nga Arbresh.info.
Në vendim thuhet se ky problem nuk u menaxhua si duhet dhe se Xhafa propozoi “zgjidhje imagjinare dhe të pamundura teknikisht”.
“Pas analizës së punës së z. Sokol Xhafa lidhur me punët dhe detyrat e punës të ushtruesit të detyrës të Drejtorit Teknik gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 është konstatuar se si pasojë e mos kryerjes në mënyrë efikase të punëve që lidhen me përshkrimin e pozitës në fjalë, kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë edhe ngecje në sektorin që ky e ka udhëhequr dhe në sektorët që janë atakuar nga mos puna e tij”, thuhet në vendim.
Tutje theksohet se Obligohet z. Sokol Xhafa që më së largu deri me dt. 31.12.2023 deri në ora 16:00 të dorëzojë veturën, kurse deri me dt. 05.01.2024 të bëjë pranim-dorëzimin e zyrës pranë komisionit përkatës.
Vendimi/Arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes