Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka njoftuar se bizneset në kryeqytet do të lirohen nga qiraja për dy muaj ndërsa tarracat nuk do të paguajnë një vit, shkruan arbresh.info.
Pacolli përmes një shkrimi në facebook tutje ka treguar se do t’i subvencionojnë me paga 8 çerdhe me bazë në komunitet dhe se do të lirohen nga pagesat të gjithë prindërit me fëmijë në çerdhe.
“Nga 100 mijë euro për sport dhe kulturë, posaçërisht për klubet dhe sportistët të cilëve iu kanë ndalë të ardhurat. Kemi publiku një program për artistët që të regjistrojnë koncertet online dhe që do të transmetohen në 3 televizione publike”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.
Postimi i tij i plotë:
? LAJM I MIRË
Biznesët në Prishtinë lirohen nga qiraja për dy muaj, lokalet s’do të paguajnë një vit për tarraca.
Po ashtu, do t’i subvencionojmë me paga, edhe 8 çerdhe me bazë në komunitet. Derisa do të lirohen nga pagesat të gjithë prindërit me fëmijë në çerdhe.
Nga 100 mijë euro për sport dhe kulturë, posaçërisht për klubet dhe sportistët të cilëve iu kanë ndalë të ardhurat. Kemi publiku një program për artistët që të regjistrojnë koncertet online dhe që do të transmetohen në 3 televizione publike.
Kemi përgatit një pako emergjente e quajtur Prishtina 1, nëse vazhdon kjo gjendje mund të paraqitet mundësia që të prezantohet pakoja Prishtina 2. Pakoja “Prishtina 1” përmban 14 pika.
? Perdite!
? Kudo!
❤️ Me perkushtim!
Përndryshe, vazhdo #rriNshpi?
#Prishtina?
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...