Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë mbi vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për përjashtimin e 1263 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe kalimin në një treg të lirë.
Sipas LBK-së, kjo është kthyer në monopol energjetik, me çmime të papërballueshme, shkruan Arbresh.info.
Nga Lidhja e Bizneseve… thonë se do të shkaktohen pasoja serioze nga ky vendim, që në gjykimin e tyre është “vendim i pamenduar”.
“Ky vendim u mor pa konsultim me komunitetin e biznesit, pa vlerësim të ndikimit socioekonomik, dhe në kundërshtim me frymën e ligjit mbi shërbimin universal.
Situata rëndohet edhe më shumë nga mosformimi i institucioneve shtetërore, që po bllokon ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe qasjen në miliona euro ndihmë dhe investime, duke lënë bizneset dhe ekonominë vendore të ekspozuar ndaj një krize sistematike dhe të qëllimshme”, thuhet në reagimin e LBK-së.
Ata kërkojnë që të bëhet pezullim i menjëhershëm i vendimit, së paku për një vit, për të mundësuar tranzicion të drejtë dhe të përballueshëm nga ana e bizneseve.
Lidhja e Bizneseve… kërkon po ashtu formim sa më të shpejtë të institucioneve shtetërore, me qëllim të zhbllokimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rikthimit të stabilitetit institucional dhe financiar, duke krijuar një treg konkurrues të bazuar në ndalimin e monopoleve të heshtura.
“Lidhja e Bizneseve të Kosovës qëndron në mbrojtje të interesit të komunitetit të biznesit dhe bën thirrje për menjëherë reflektim institucional, transparencë, përgjegjësi dhe bashkëpunim.
Nëse dëmtohet sektori privat – dëmtohet ekonomia, buxheti dhe mirëqenia e qytetarëve”, deklaron LBK-ja./Arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...