Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Anëtari i këtij komisioni, Liburn Aliu ka thënë se përmes këtij komisioni nuk duhet të mbulohet asnjë krim i mundshëm, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se në Kosovë zhvillohet krim inteligjent.
“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë komision hetimor për mbulim të një krimi të mundshëm, nëse ka ndodhë duhet të shkohet deri në fund. Në shumë raste pronarët mund të mos jenë ata real, sepse janë privatizuar me një pronar dhe pas një kohë janë shit te dikush tjetër që ka lidhje te politika duhet të llogaritet se në vendin tonë kemi krim inteligjent, e jo naiv”, ka thënë ai.
Aliu ka shtuar se ka filluar të humb shkëlqimi se mund të nxirret diçka nga këto komisione nëse ka pengesa të tilla./arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...