Ministri i Infrastukurës, Pal Lekaj, ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Komunës së Mamushës dhe bordin drejtues të Infrakos dhe Trainkos.
Ai ka premtuar hapa për zgjidhjen e problemeve të Mamushës, Infrakosit dhe Trainkosit
Deklarata e plotë e ministrit Lekaj:
Në takimin me udhëhqësit e Komunës së Mamushës, biseduam për mundësinë e ndërtimit të një bypass-i, i cili do të mundësojë kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova” për rreth 40 mijë banorë.
Po ashtu sot takova bordin drejtues të Infrakosit dhe Trainkosit. Lëvizja e trenit do të realizohet për t’i shërbyer qytetarëve dhe bizneseve në qarkullimin sa më të lehtë dhe sa më pak të kushtueshëm.
Për të dyja këto çështje, qysh sot kemi ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje. Do të punojmë që këto të realizohen në afat sa më të shpejtë.
Ne kemi ardhë këtu në shërbim të qytetarit dhe së bashku do të arrijmë suksese.
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...