Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se pas ndalimit të qarkullimit në segmentin N.2 në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, është marrë vendim që të zhvendoset përkohësisht dogana në pikën kufitare “Glloboçicë”.
Lekaj ka thënë se kjo do të bëhet për të evituar kolonat dhe pritjet e gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve.
Më poshtë gjeni sqarimin e Lekajt:
Në vazhdën e zhvillimeve pasë ndalimit të qarkullimit rrugor në N 2, segmenti Kaçanik – Hani i Elezit, në koordinim të plotë me ministritë e linjës, Ministria e Financave e Kosovës ka marrë vendim që të zhvendosen përkohësisht dogana në pikën kufitare “Glloboçicë”, kjo për faktin që të mos krijohen kolona dhe pritje të gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve.
Sot kam biseduar me Ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, Goran Sugareski, me të cilin mbeti e hapur mundësia e një takimi për të qenë sa më të koordinuar në të dyja anët e kufirit, kemi biseduar me ambasadorët, atë të Maqedonisë në Kosovë dhe të Kosovës në Maqedoni, për të qenë në koordinim të plotë dy vendet tona, në mënyrë që kjo situatë e përkohëshme të menaxhohet sa ma mirë të jetë e mundur.
Për çdo zhvillim do të jemi bashkë në krye të detyrës më gjitha kapacitetet tona ministrore që të tejkalohet kjo situatë, aspak e dëshirueshme, por mëse e nevojshme për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...