Në pamundësi për të vazhduar seancën dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur dhe këtë të premte. Me shtatë pika në rend të ditës, të zgjedhurit e popullit pritet përmes votës të zgjidhin një sërë çështjes.
Në zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOST) u zbatua barazia gjinore e paraparë në Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Pasi në kuti të ndara deputetët votuan për të dy gjinitë që të sigurohet prezenca e grave në këtë bord, raporton arbresh.info
Kuvendi i Kosovës i ka zgjedhur dy drejtorë të bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT).
Kuvendi i Kosovës ka votuar ndaras për kandidatët burra dhe gratë, në mënyrë që të sigurohet barazia gjinore në borde.
Në bord është zgjedhur, Jeton Mehmeti që ka marrë 63 vota të deputetëve ndërsa i dyti Arben Dodaj me 56 vota të deputetëve.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se do të rishpallet konkursi për pozitat e lira për gra në bordin e KOSTT-it./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/296692904716502/
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...