Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 98 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.
Të gjitha partitë parlamentare kanë shprehur qëndrimin e tyre pro kësaj marrëveshjeje duke thënë se është e rëndësise nacionale, shkruan arbresh.info.
Shuma e alokuar për Kosovën në programin e IPA II për vitet 2014-2020 është 645,5 milion, të cilat do të shpërndahen në sektorët: Demokracia dhe qeverisja; Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; Energjia; Konkurrueshmëria dhe inovacioni; Arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale; Bujqësia dhe zhvillimi rural Mjedisi dhe Bashkëpunimi regjional.
Aktualisht janë duke u zbatuar 246 projekte të financuara nga IPA, në vlerën totale prej 173, 867,805 euro, derisa janë planifikuar edhe 53 projekte në vlerën 145,356 euro./arbresh.info/
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...