Në fund të këtij viti, pritet të finalizohet projekti për vlerësimin e tokave me qëllim të përcaktimit të vlerës së tatimit në pronë.
Shkalla e tatimit në pronë do të ndryshojë varësisht nga lokacioni dhe cilësia e tokës, raporton KTV.
Derisa përjashtime është vendosur të ketë për ata që punojnë tokat bujqësore.
Në Ministrinë e Financave thonë se synim i projektit, është nxitja e qytetarëve që të merren me bujqësi meqë është resursi kryesor për zhvillim ekonomik.
Por, kultivuesit thonë se të merresh me kulturat bujqësore në Kosovë është e vështirë, pasi shteti nuk u siguron një treg të sigurt të shitjes shkaku i sasisë së lartë të importit.
Këtë metodë e përkrahin edhe në Federatën Sindikale të Bujqve të Kosovës, por tregojnë se kanë dyshime për realizimin e saj.
Kryetari i Federatës, Tahir Tahiri, thotë se vendi duhet të punojë për plotësimin e kushteve në infrastrukturë dhe të ketë transparencë në grande dhe subvencione.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë gjatë vitit 2016 janë punuar vetëm 187 mijë hektarë nga 512 mijë hektarë tokë bujqësore sa ka vendi.
Projekti i realizuar nga ana e Ministrisë së Financave në bashkëpunim me atë të Bujqësisë, ka nisur në vitin 2014. I financuar nga Qeveria suedeze, vlera e këtij projekti arrin në 1.8 milion euro.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit