Që nga paslufta banorët e veriut të vendit nuk kanë paguar faturat e shpenzimit të energjisë elektrike.
Por, kjo duket se do të ndryshoj së shpejti, shkruan arbresh.info.
Kështu së paku ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie.
Ai ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Do të përpiqemi që me KOSTT dhe Ministrinë e Ekonomisë që t’i bëjmë të gjitha përgatitjet dhe sa më parë të filloj faturimi edhe në veri të Ibrit”, ka thënë Kurti.
Kurti nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë kjo.
“Unë tani nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo saktësisht”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n