Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot mori pjesë në Samitin Ekonomik në Shkup.
I pyetur për trazirat e fundit në veri të Kosovës pas aksionit policor kundër kontrabandës, Kurti tha se institucionet kosovare nuk do të lejojnë stabilitetin e krimit.
Kurti tha se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur, dhe se grupet e tyre duhet luftuar, shkruan arbresh.info
“Për stabilitet të institucioneve, për sundimin e të drejtës, nuk mund të ketë stabilitet të krimit. Po luftojmë korrupsionin, po luftojmë krimin e organizuar, që për ndryshe, në këtë rast është multietnik. Kriminelët serb dhe shqiptar bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur”, deklaroi Kurti.
Kurti tha se nuk duhet nacionalizuar ose politizuar lufta kundër krimit të organizuar.
“Dje në mëngjes ka pasur një operacion policor në katër komuna të ndryshme në Kosovë. Pejë, Prishtinë, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, ku kriminel të ndryshëm, shqiptar dhe serb kanë bashkëpunuar. Gjykatësi paraprak dhe prokurori që kanë urdhëruar këtë aksion kanë qenë serb. Shumë policë kanë qenë serb. Disa policë të lënduar kanë qenë shqiptarë, disa serbë. Është gabim të nacionalizojmë ose politizojmë luftën kundër krimit të organizuar”, tha mes tjerash Kurti. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...