Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media në kuadër pakos së rimëkëmbjes tha se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratohet projektligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe heqjen e tatimit për pagën 250 euro.
“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë që do të mbahet nesër do të miratojmë projektligjin që do ti hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra edhe do ta rrisim pagën minimale edhe do ta lirojmë nga tatimi”, deklaroi Kurti.
Tutje ai tha se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë.
“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë të Kosovës, kurse prej heqjes së shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”, tha Kurti./arbresh.info/
Hoxha takon homologun ukrainas, në fokus ministeriali i Tira...
Dy të arrestuar pas një konflikti fizik në Veternik
Tri nënshkrime që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampion...
Policia gjen materiale nxitëse në veturën e shtetasit serb n...
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Shpërthim në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur